Kurti për protestën studentore: Si sot e 26 vite më parë, kumboi zëri i drejtësisë

Kurti për protestën studentore: Si sot e 26 vite më parë, kumboi zëri i drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti duke kujtuar përvjetorin e protestës studentore të 1 tetorit 1997, ka thënë si sot para 26 vitesh më parë, kumboi zëri i drejtësisë, si revoltë ndaj shtypjes dhe dhunës

Kurti me anë të një postimi në Facebook thekson se kjo protesta theu një heshtje dhe frikë të gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej guximi e dinjiteti.

“E përkujtuam këtë datë të rëndësishme duke bërë homazhe tek varri i profesor Ejup Statovcit, bashkë me ish-studentë e pjesëmarrës në marshimin për liri. Profesor Statovci ishte udhëheqës e prijës bashkë me studentët dhe organizatën e tyre gjithëpërfshirëse, Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës – UPSUP. Studentët, nuk ishin vetëm. Vepra e kontributi i tij i jashtëzakonshëm na frymëzoi të gjithëve. Universiteti i Prishtinës u ringjall ndonëse nën okupim dhe u bë institucioni i cili udhëheqte me rezistencën e atëhershme”, ka shkruar Kurti.

Ai po ashtu ka shkruar se sot përkujtojn dhe ish rektorin Zenel Kelmendi, i cili ndërroi jetë në gushtin e këtij viti.

“Ai ishte një udhëheqës i vendosur i Universitetit në vitet e para pas luftës, duke pasuar si rektor punën e profesor Statovcit dhe fuqizuar themelet e Universitetit të Prishtinës”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot e 26 vite më parë, kumboi zëri i drejtësisë, si revoltë ndaj shtypjes dhe dhunës. Protesta studentore e 1 tetorit 1997, theu një heshtje dhe frikë të gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej guximi e dinjiteti.

E përkujtuam këtë datë të rëndësishme duke bërë homazhe tek varri i profesor Ejup Statovcit, bashkë me ish-studentë e pjesëmarrës në marshimin për liri.

Profesor Statovci ishte udhëheqës e prijës bashkë me studentët dhe organizatën e tyre gjithëpërfshirëse, Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës – UPSUP. Studentët, nuk ishin vetëm. Vepra e kontributi i tij i jashtëzakonshëm na frymëzoi të gjithëve. Universiteti i Prishtinës u ringjall ndonëse nën okupim dhe u bë institucioni i cili udhëheqte me rezistencën e atëhershme.

Sot përkujtojmë dhe ish rektorin Zenel Kelmendi, i cili ndërroi jetë në gushtin e këtij viti. Ai ishte një udhëheqës i vendosur i Universitetit në vitet e para pas luftës, duke pasuar si rektor punën e profesor Statovcit dhe fuqizuar themelet e Universitetit të Prishtinës.

Me 1 tetor 1997, studentët shprehën vullnetin e dëshirën për liri. Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, të drejta të patjetërsueshme, liri e pavarësi.

Nderim e përulësi për secilin që ka kontribuar, që guxoi e nuk qëndroi duarkryq kundrejt shtypjes, padrejtësisë e okupimit serb./KosovaPress

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç