Foto: Deputetët e PDK dhe AAK në Kuvend
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u mblodhën edhe këtë të hënë në Kuvend, ku kërkuan vazhdimin e seancës konstituive dhe akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po bllokon vënien në funksion të institucioneve.
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, tha se Kurti po cënon rendin kushtetues dhe se skenarët e tij politikë po pengojnë funksionalizimin e shtetit.
“Si rezultat i fuqisë së madhe politike që qytetari i Kosovës ia ka dhënë Albin Kurtit, po i shohim skenarët e tij politikë që në vazhdimësi me prodhu situata, të cilat e pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht që ai ka mbërrijt edhe më 28 dhjetor, edhe më 7 qershor me marrë mbështetjen popullore dhe me e fitu pushtetin 100%”, u shpreh Tahiri.
Edhe deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po mban të bllokuar Kuvendin dhe institucionet.
“Edhe sot, sikurse ato ditë, me sinqeritet po e konstatojmë bllokadën e re të Kuvendit të Kosovës, të shtetit të Kosovës. Dhe ata tashmë as nuk po e fshehin që janë bllokuesit”, deklaroi Ramadani.
Lajmi kryesor:
Gati 3 muaj pas zgjedhjeve, 'presidenti' mban peng zhbllokimin e krizës në Kosovë! Kush është emri në tryezën e bisedimeve mes Kurtit dhe Abdixhikut?








