Kurti: Kuvendi i Shqipërisë ta miratojë rezolutën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku e quan kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin të paaftë në luftën diplomatike të Kosovës ndaj shtetit të Serbisë, i është përgjigjur ky i fundit.

Kurti në një deklaratë për mediat u shpreh se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ka kohë që nuk kanë qëndrime të njëjta, dhe kjo pasi që kryeministri shqiptar nuk guxon ta thotë të vërtetën sa i përket presidentit të Serbisë.

Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohet si komb pasi kemi qëndrime të ndryshme ndaj Serbisë.

“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them. Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përketë Beogradi”, deklaroi Kurti.

Kurti thotë se këto dallime vijnë si pasojë e qëndrimeve që ka kryeministri Rama ndaj presidentit të Serbisë, ku krimet e këtyre të fundit mundohet t’i lokalizojë në figurën e Millosheviçit. 

“Mospajtimet tona vijnë nga ky dallim, dallimi thelbësor është qëndrimet e ndryshme që i kam unë dhe kryeministri i Shqipërisë, për presidentin e Serbisë. Ai po përpiqet që krimet e Serbisë t’i lokalizoj në figurën e Millosheviqit, kjo është e padrejtë ndaj Kosovës dhe kombit shqiptarë. Andaj kryeministrit të Shqipërisë por edhe Kuvendit të Shqipërisë i bëj thirrje që, ashtu siç e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, rezolutën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, ta bëjë edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Kurti.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ademi: 16/11/2020 10:15

    Pasi hape dege te VV ne Shqiperi, vijon e ben politike populiste. Shqiperia ka ecur gjithmone me hapa te sigurte ne cdo levizje e nuk rrembehet ne ekstremitete te paqarta populiste qe neser mund te rrezultojne te renda per gjithe kombin. Ne fund te dites z. Alibnin Kurti nuk eshte perfaqesues zyrtar i Kosoves dhe nuk ka ze ne kapitull.

    Përgjigju
  • Alb: 15/11/2020 23:48

    Me pa pas shqipnija politikaj si kurti shqiptare kishin ken ne shpijate e tyre sote e jo skllevirte e botes per 30 vjete.

    Përgjigju
  • nadiri: 15/11/2020 21:11

    Kuvendi i Shqiperise nuk mund te mare mendjen e ketij idjoti te deshtuar.

    Përgjigju
  • iLir: 15/11/2020 19:38

    ...nuk kan Dardant ç'a t'presin nga tradhtar matan kufinit shqiptaro-shqiptar, por t'punojn e t'a forcojn shtetin e tyne, se politika Shqiptare nuk interesohet per popullin e venin e vet, lene ma per tjert.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 15/11/2020 18:14

    Nese VETVENDOSJA NÈ SHQIPERI,do te hyje ne zgjedhjet e 25 prillit 2021,do marre vota te shumta, as do lere me gisht ne goje bajgën e ndare me dyshe ps/pd.

    Përgjigju
    • rwretwer: 15/11/2020 19:06

      Mire e ke ti... Nuk na dalin kta horat tone. Ti sjellim dhe ca te tjere prej kosove. Ta bajme horllek 200 %.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë