Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Twitter, ka mirëpritur letrën dhe mbështetjen e drejtuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kurti shkroi se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-ve në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje ligjore që ka si synim njohjen reciproke.

“Unë e mirëpres letrën e tij dhe mbështetjen e tij për prioritetet tona në Punë dhe Drejtësi. Kosova është mirënjohëse për përkushtimin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme të përqëndruar në njohjen reciproke. Mezi pres të punojmë së bashku.”, ka shkruar Kurti.

 


Lajmi kryesor:

Shkëmbimet e letrave mes Blinken dhe Kurtit! Vëmendja në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke