Kurti: Rruga Prizren-Tetovë, projekt rajonal që zhvillon dy vendet

Kurti: Rruga Prizren-Tetovë, projekt rajonal që zhvillon dy vendet

Albin Kurti

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës që i ka bërë Tetovës, tha zhvillimi ekonomik duhet të jetë edhe zhvillim rural dhe nuk duhet të jetë i rezervuar vetëm për zonat urbane.

Kurti duke folur nga fshati Vicë i Tetovës, promovoi idenë e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit, përmes rrugës së re. Ai bëri me dije se rruga Prizren-Tetovë është shumë me rëndësi për dy anët e kufirit.

”Në bazë të llogaritjeve për këtë rrugë nuk është kosto shumë e lartë, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, meqenëse shkurtohet rruga”, theksoi Kurti, raporton RTKlive.

Ai tha se ky projekt është rajonal dhe ndihmon në zhvillimin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Kurse zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se kjo rrugë është shumë e rëndësishme.

Ai tha se variantin që është përzgjedhur është me një tunel mbi 6.4 km. Durmishi tha se rruga Prizren-Tetovë, është e mirëseardhur në dy anët dhe do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim të turizmit malor.

Kurse kryetari i Tetovës Bilall Kasami, tha se rruga duhet të bazohet në punën e dy qeverive.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen