Kryeministri Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me përparësinë e pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit, ku ai është takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Për sa i përket sanksioneve ndaj Kosovës, Kryeministri Kurti ka shprehur pikëpamjen se ato kanë pasur efekte të dëmshme te qytetarët, në sektorin e biznesit dhe institucionet shtetërore në territorin e Kosovës.
Duke folur për Radiotelevizionin e Kosovës(RTK), Kurti ka vlerësuar inkurajuese përqendrimin e përbashkët në procesin e integrimit evropian. Kryeministri shpreson që kjo të ndihmojë vendet e rajonit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa njëkohësisht të kontribuojë në demokracinë dhe progresin ekonomik në Kosovë.
“Është shumë inkurajuese që ekziston një alarm i përgjithshëm për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, në mënyrë që shtetet të cilat duan të bëhen pjesë e BE-së ta kenë më reale një mundësi të tillë, dhe demokracia dhe progresi ekonomik në vendin tonë padyshim që japin shpresa edhe për qytetarët e Kosovës, por njëkohësisht edhe për BE-në që të na ndihmoj më shumë." - pohoi Kurti për RTK-në.
Në lidhje me zhvillimet aktuale, ai gjithashtu ka shprehur qëndrimin e tij për situatën në veri të Kosovës gjatë një intervistë për Radiotelevizionin e Sllovenisë.
Në lidhje me sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Kryeministri Kurti ka shprehur mendimin se ato kanë pasur ndikim negativ te qytetarët, komunitetin e biznesit dhe agjencitë shtetërore në Kosovë.
Ai ka argumentuar se ndërsa Kosova po lufton kundër ekstremizmit dhe dhunës në veri të vendit, ndëshkimet nga BE-ja kanë ndikuar në përpjekjet e vendit për të përmbushur detyrimet e marrëveshjes së stabilizim-asocimit.
“Ka pasur disa sanksione, ndaj vendit tonë demokratik, për shkak të gjendjes në veri, për të cilën gjë nuk kemi ndonjë përgjegjësi, ne po luftojmë ekstremizmin e dhunshëm atje, ku janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, qytetarët e Kosovës dhe gazetarët. Është e vërtetë që qytetarët po i vuajnë këto masa, komuniteti i biznesit por edhe agjencitë shtetërore në aspektin e marrëveshjes së stabilizim asocicimit, e cila nuk po ecë tutje. Të gjitha grantet janë pezulluar, dhe heqja e këtyre masave është gjëja e duhur që duhet ta bëjë BE-ja.” - ka deklaruar Kurti./Nacionale