Deputetë të PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bllokuan hyrjen e godinës së Qeverisë, duke kërkuar nga Albin Kurti që të krijojë sa më parë institucionet e reja.
“Kur cenohet Kushtetuta dhe shteti i Kosovës, neve na keni përballë. Mos ta ngatërrojnë durimin tonë me frikë. Kur protestojmë sot në mënyrë simbolike në numër më të vogël, nesër edhe në rrugë”, u shpreh deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
“E ftoj edhe një herë Albin Kurtin që të mos bëjë hajgare me besimin e qytetarëve që ia kanë dhënë me 53 deputetë. Të vijë në Kuvend, të krijojë institucionet dhe të vazhdojë me punën”, deklaroi deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Lajmi kryesor:
Gati 3 muaj pas zgjedhjeve, 'presidenti' mban peng institucionet në Kosovë! PDK dhe AAK bllokojnë hyrjen e Qeverisë, thirrje Kurtit: Mos bëj hajgare me qytetarët!









