ELBASAN - Nuk kam asnjë sinjalizim nga Ministria e Mjedisit për veprimtarinë e kompanisë KURUM. Kështu i është përgjigjur Ambasadori Turk Hidayet Bayraktar pyetjes së bërë nga televizioni A1Report lidhur me katastrofën mjedisore të shkaktuar nga Kompania KURUM në Elbasan.

Ashtu si në Republikën e Turqisë edhe në Shqipëri ka një Ministri Mjedisi e cila kryen kontrolle ndaj kompanive nëse ato punojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Unë gjithmonë interesohem nëse ka ndonjë ankesë për firmat turke që ndodhen në Shqipëri, por unë nuk jam në dijeni nga Ministria e Mjedisit për ndonjë shqetësim për kompaninë KURUM.

Ndërsa pyetjes sesi veprojnë kompani të tilla në shtetin turk dhe masat që duhen marrë ndaj tyre ambasadori turk saktëson se: 

Nëse KURUM nuk i zbaton rregullat ndërkombëtare të mjedisit, atëherë të denohet dhe të penalizohet nga insititucionet shqitpare të mjedisit. 

Ambasadori turk ishte në Elbasan për të biseduar me Kryebashkiakun Qazim Sejdini për investimet turke në këtë qytet. 

E ndërsa askush nuk guxon të ndalë katastrofën mjedisore dhe ekologjike që po shkakton kompania KURUM në Elbasan dhe jo vetëm, janë qytetarët ata që guxojnë dhe nuk heshtin për cka po ndodh pranë banesave të tyre.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)