"KURUM", ambientalisti Mehmeti:
Sanksionet aktuale nuk e frenojnë

Sanksionet aktuale nuk e frenojnë">
Edhe ambientalistët i bashkohen zërit të qytetarëve të Elbasanit për të vendosur sanksione më të forta ndaj kompanive që ndotin ambientin. 

Ahmet Mehmeti kreu i klubit ekologjik në Elbasan, zëri i të cilit nuk ka reshtur për vite me radhë për këtë skandal mjedisor të kompanisë ‘Kurum’ shprehet se sanksionet aktuale nuk i ndalin firmat të mos shkaktojnë ndotje dhe ato duhet të forcohen me qëllim që ndotësit të vendosen para përgjegjësisë. 

Mehmeti shprehet se duhet të ketë një kontroll dhe disiplinë më të madhe ndaj këtyre kompanive si dhe reagim të menjëhershëm të institucioneve monitoruese.

Ndërkohë lidhur me standardet e përkohshme të nivelit të ndotjes ose normat që zbatohen sot nga Ministria e Mjedisit, kreu i klubit ekologjik në Elbasan deklaron se nuk duhet të ketë më dy standarde pasi shëndeti është i njëjtë për të gjithë.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim