KURUM i "privilegjuari" i madh i
portit të Durrësit për kontenierët

KURUM i portit të Durrësit për kontenierët">
DURRES - Kompania KURUM nuk është e pranishme vetëm në Elbasan pasi ajo është prezente edhe në portin detar të Durrësit.

Ajo ka marrë që prej fillimit të vitit 2013 me koncesion terminalin e konteinerëve, e ndërsa porti i Durrësit po kalon periudhat e tij me te vështira financiare, KURUM punon pa ndërprerë, duke rritur të ardhurat e tij.

Koncesioni që ka marre KURUM nga qeveria e shkuar është me shifra skllavëruese në dëm të portit detar e për pasojë edhe të ekonomisë sonë.

KURUM arkëton 80 % të fitimit nga përpunimi i konteinereve në një kohë që porti merr vetëm 20 % te tij.

Në vitin 2013, disa muaj para zgjedhjeve politike,qeveria e atëhershme,i dha me koncesion kompanisë KURUM terminalin e konteinerëve, i cili shtrihet në zemër të portit detar dhe ka një sipërfaqe prej 62 mije m2.
Koncesioni në vetvete përmban edhe situatën monopol ç’ka do të thotë që asnjë subjekt tjetër nuk ka te drejtë të përpunojë konteinerë në portin e Durrësit për një periudhe 30 vjeçare.

Në këto kushte KURUM ka zgjeruar aktivitetin e tij duke rritur edhe të ardhurat vjetore. Afërsisht kompania përpunon mbi 100 mijë konteinere në vit.

Tarifa e përpunimit për çdo konteiner është 211 euro. Kjo do të thotë një fitim neto mbi 10 milion euro ne vit, në një kohe që porti merr vetëm 20 % të saj pra 2 milion euro.
Koncesioni është dhënë jashtë çdo logjike ekonomike pasi pala përfituese,në këtë rast KURUM,nuk ka kryer asnjë lloj investimi në kalatën që i është dhënë me koncesion.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim