Kurum, ministri Naço punëtorëve:
Do të kontaktoj me firmën

TIRANE- Kompania Kurum do të thirret ditën e enjte në takim nga ministri i METE, Nasip Naço. Vendimi është marrë ditën e sotme pasi ministri priti në zyrën e tij një përfaqësi të punëtorëve të ‘Kurum” të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Sipas ligjit të miratuar në kuvendin e Shqipërisë për “Energjinë elektrike” është bërë liberalizimi i tregut të energjisë, që do të thotë se kompanitë e mëdha, nuk do të marrin energji elektrike nga CEZ. Ministri Naço dëgjoi me vëmendje shqetësimet e ngritura nga punëtorët si dhe prej krerëve sindikalistë të pranishëm në takim. Prej punëtorëve u ngrit problemi kryesor i mospunimit prej disa ditësh në firmën “Kurum”. Sipas tyre, shumë prej punëtorëve rrezikonin të mbeteshin pa punë pasi firma “Kurum” pretendonte se nuk mund të gjente energji në treg.

Ministri Naço shpjegoi të gjitha procedurat ligjore të ndërmarra nga shteti shqiptar në mbrojtje të interesit të konsumatorëve shqiptarë, si dhe vendimin e Parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit “Për energjinë elektrike”, e cila ndërpret shpenzimet kolosale të shtetit shqiptar, që rimbursonte rreth 50 milionë euro në vit dhe që kalonin në favor të kompanisë CEZ Shpërndarje. Ministri Naço shprehu shqetësimin dhe pohoi solidaritetin e tij me kërkesat e punëtorëve. Ai sqaroi përfaqësinë e punëtorëve për hapat e ndërmarrë deri tani në zgjidhje të këtij problemi, si dhe premtoi se do të ndërmarrë edhe veprime të tjera ligjore për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë mes palëve.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren 3 të pajetë! Shpëton fëmija, policia në kërkim të personit të pestë

Maqedoni e Veriut/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren 3 të pajetë! Shpëton fëmija, policia në kërkim të personit të pestë