Burime nga grupi negociator, i ngritur pranë ministrisë së Ekonomisë, bëjnë të ditur se tashmë është hartuar draft-marrëveshja mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe “Kurum” për mënyrën se si do të rimbursohet Tatimi i Vlerës së Shtuar të akumuluar në vite nga administrata tatimore.
Deri tani, është vonuar kjo pagesë, për shkak se Kurum kërkon TVSH-në e parimbursuar për këtë kompani, që, sipas llogaritjeve të saj, arrin në 3 miliardë lekë.
Kurum ka kërkuar që, në momentin që të arkëtojë vlerën 109.5 milionë euro për llogari të qeverisë shqiptare, t’i rimbursohet vlera e njohur e TVSH-së. Por, për të realizuar këtë kërkesë të Kurum-it nuk ka bazë ligjore, prandaj ky “ngërç” do të marrë zgjidhje me një vendim të posaçëm të qeverisë. Sipas afateve ligjore, 11 maji është limiti i fundit kohor për pagesën.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)