KURUM, PD i bashkohet denoncimit 
 për ndotjen. Malltezi: Nuk ka matje

KURUM, PD i bashkohet denoncimit <br /> për ndotjen. Malltezi: Nuk ka matje
ELBASAN - Qytetarët elbasanas prej kohësh përmes televizionit A1Report i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë për të minimizuar nivelin e ndotjes që shkaktohen nga industria e rëndë. Tani niveli i lartë u ndotjes që shkaktohet në Elbasan nga industria e rëndë, ku bën pjesë edhe kompania KURUM denoncohet ashpër edhe nga opozita.

Në një ndër qytetet më të ndotura të vendit në kuadër të një aktiviteti për mjedisin ishte edhe shefi i departamentit për mjedisin në Partinë demokratike, Jamarbër Malltëzi.

Ky i fundit në përfundim të takimit nuk I shpëtoi as pyetjes për ndotjen që shkakton industria e rëndë në këtë qytet , teka e cila bënë pjesë edhe “KURUM”

Sipas Malltezit në dy vitet e fundit mungojnë matjet për nivelin e ndotjes dhe fajin për këtë e ka Ministria e Mjedisit. 

Malltezi nuk deshi të komentonte me shumë rrethe kësaj teme kaq delikate për Elbasanin dhe qytetarët e tij.

Ndërkohë në takim edhe përfaqësues të Partisë Demokratike në këshillat bashkiak e komunale të njësive vendore kanë ritheksuar edhe një herë se ndotja që shkaktohet nga industria e rëndë në Elbasan është alarmante.

Fajtori kryesor për këtë situatë sipas tyre është kompania KURUM, teksa intelektualë të qytetit kanë bërë apel edhe për të çuar në gjykatë këtë kompani.

Zërit të qytetareve kundër ndotjes më në fund iu bashkua edhe opozita, ndërsa instancat përkatëse ende nuk kanë dalë në një konkluzion për nivelin e lartë të ndotjes në këtë qytet.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim