Banorët përreth zonës industriale janë duke jetuar sërish mes ndotjes, pavarësisht kontrollove apo alarmit të bërë disa herë edhe prej tyre.
Banorët shprehen se zërin e tyre nuk e ka dëgjuar askush dhe ata përsëri gjenden mes tymit.
"Ka pasur ndotje, pa pasur mjegulla të mëdha, shqetësim ka pasur," - shprehet banori.
"Gjith natës, ai tymi del dhe vazhdon, sëmuren njerëzit të gjithë," - thotë një tjetër banor.
"Si gjithmon ditën i vënë filtrat, natën i hapin se kështu është leja e atij. Ndotje pa masë."
Ndërkohë tashmë kjo kompani rifilloi punën me kapacitet të plotë dhe kjo duket sidomos nga impianti i përpunimit të skrapit.
Ndërkohë mësohet se një ekip nga ministria janë interesuar më në fund për mbetjet që shkakton kjo kompani, e cila i hedh mbetjet e skrapit buzë lumit Shkumbin.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)