TEPELENE – Rrethe 11 mijë e 900 fidanë kanabis Sativa janë asgjësuar në fshatin Progonat të komunës së Kurveleshit.Operacioni i koduar “Drimua” angazhoi mbi 100 forca të policisë në bashkëpunim me FNSH dhe policinë e Gjirokastrës në aksionin antikanabis, të nisur nga Policia e Shtetit prej një muaji në të gjithë vendin.
Aksioni i policcisë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nisi prej ditës së djeshme dhe u asgjësuan përmes djegies:
500 fidanë kanabis sativa në vendin e quajtur Backov
4000 fidanë më në thellësi të zonës
7330 fidanë në Drimua
Sipas policisë toka ishte hapur rishtas dhe ishte gati për tu mbjellë me fidanët e kanabisit. Ndërkohë aksioni i policisë vijon pasi mësohet se ka informacione për bimë të tjera të mbjella në zonat përreth. Në të njëjtën kohë policia po punon edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com