
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka folur përsa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe duke thënë se qeveria nuk ka përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takimin që do të mbahet ditën e nesërme, Kusari tha se janë ftuar edhe disa ministra dhe përfaqësues të zyrtarëve të lartë të shtetit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka asnjë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka pasur. Ne mund të kemi ndryshim mendimesh në raport me procesin dhe agjendën e dialogut. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar ministra të dikastereve të veçanta që konsiderojnë se mund të kontribuojnë në diskutimin rreth Asociacionit”, tha Kusari.
Kështu, ajo hodhi poshtë deklaratat se nga pozita nuk do të ketë përfaqësues në këtë diskutim. Ajo tha se Asociacioni nuk mund të bëhet pa Qeverinë.
“Asgjë nuk mund të bëhet nga dikush tjetër. Në Kosovë janë organet vendimmarrëse, Qeveria, Kuvendi. Nuk ka mekanizëm tjetër, ka instrumente, por në aspektin ligjor dhe të obligueshëm janë këto institucione që përmenda”, tha ajo.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë në disa raste se do të gjejnë partnerë alternativë në rast se Qeveria nuk do ta formojë Asociacionin. Ai ka thënë se një parti dhe një individ nuk mund ta ndalë këtë.
Lajmi kryesor:
Këshilltari i DASH: Koha për themelimin e asociacionit, të gatshëm të mbështesim Kosovën
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
32%
-
Jo
58.3%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 1742
Lajme të tjera
-
Sekretari amerikan: Uashingtoni nuk do të pranojë trysninë e Kinës, ndaj aleatëve të tij
4 Qershor, 10:21
-
Tensionet në veri Kosovës, Kurti nuk tërhiqet: Kryetarët janë në zyrat e tyre, s’kanë pse largohen! SHBA: Tërhiq policinë, nis punën për Asociacionin
4 Qershor, 09:20
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
4 Qershor, 08:02
-
Tensionet në veri të Kosovës shqetësojnë investitorët e huaj
4 Qershor, 07:52
-
Studiuesit e 'Folklorit' në Kosovë përkrahin kolegët e ASA-s: Arbitrariteti i politikës, s’ka vend në Albanologji, e provuam vetë në kurriz! Qëndroni të palëkundur
3 Qershor, 22:33
-
Bashkim, por me kë, për çfarë?!
3 Qershor, 20:13
-
BE kërkoi zgjedhje të parakohshme në 4 komunat e veriut të Kosovës, Rama: S’mund të jetë më e qartë se kaq! Të mos vazhdohet me planin absurd
3 Qershor, 16:35
-
Projektligji për tavanin e borxhit të SHBA-së, Biden: Shmangëm një krizë dhe një kolaps ekonomik
3 Qershor, 15:28
-
Ilir Daja me mision në Shqipëri, 'piketon' 3 yjet e Superligës
3 Qershor, 14:58
-
BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, ose do të përballen me pasoja negative! Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme
3 Qershor, 14:43
-
YouTube ndalon fshirjen e videove me pretendime të rreme për zgjedhjet presidenciale të 2020-s
3 Qershor, 13:46
-
Tensionet në veri, Kurti: Situata drejt normalizimit, presioni të bëhet ndaj Beogradit jo Prishtinës! Turqia planifikon dërgimin e trupave shtesë në Kosovë
3 Qershor, 13:15