Ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kosova mund të vendosë çmime reference ndaj prodhimeve të Shqipërisë nëse nuk e hiqet taksa e referencës nga ana e Shqipërisë për produktet e Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur në qershorin e 2011.
Sipas Kusari-Lila Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e arritur me Kosovën për heqjen e çmimeve të referencës për produktet kosovare, siç janë patatja, qumështi, vera, etj.
Marrëveshja ishte arritur në qershor të këtij viti, por Doganat e Shqipërisë po aplikojnë çmimin prej 18 cent për pataten e prodhuar në Kosovë, si dhe kuotë për eksportin e verës.
“Të dy këto vendime nga ana e Shqipërisë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Berisha në muajin qershor për unifikimin e procedurave fiskale, Kosovë-Shqipëri. Nëse Shqipëria nuk heq taksën e referencës atëherë do të vendosim masën e reciprocitetit”, deklaron Mimoza Kusari-Lila.
/Shqiptarja.com