Kush dënohet deri në 3 vjet
burg mund ta blejë lirinë

TIRANË- Me votat e deputetëve të mazhorancës, Komisioni i Ligjeve miratoi dje në parim ndryshimet në Kodin Penal. Këto ndryshime parashikojnë rritjen e dënimit për disa vepra penale si përdorimi i lëndëve eksplozive, drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, pa patentë, apo nën efektin e lëndëve narkotike, vjedhjen e energjisë elektrike, shitja e kartave telefonike SIM, si edhe një ndryshim i cili lejon që të gjithë të dënuarit deri në tre vjet të fitojnë lirinë e tyre kundrejt pagesës. I pranishëm dje në Komision, ishte ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i cili theksoi se këto masa janë të domosdoshme për goditjen e krimit.

Ndryshimet
Ndryshimi i parë i miratuar dje në Komisionin e Ligjeve, konsistonte në ekzekutim të dënimit për veprat penale kundrejt pagesës. Konkretisht kjo pikë parashikon që personat që janë dënuar deri në tri vjet dhe që kanë ezuruar krime apo kundravajtje penale, kanë të drejtë të blejnë lirinë e tyre duke paguar 5 mijë lek për çdo ditë të dënimit. Pra një person që dënohet deri në tri vjet burg, rifiton të drejtën e lirisë nëse ai bën pagesën. Por kjo pikë solli edhe debate në Komisionin e Ligjeve ku deputetët e mazhorancës, që ishin të vetmit të pranishëm në sallë, theksuan se kjo cenon barazinë para ligjit pasi peronat që nuk kanë mundësi financiare janë të detyruar që të qëndrojnë në burg, ndërsa ata që kanë para, mund të dalin direkt nga burgu.

Ndryshimi tjetër konsistonte në dënimin e personave që drejtojnë automjete në gjendje të dehur, apo nën efektin e lëndëve narkotike, ose nuk kanë leje drejtimi. Sipas këtij ndryshimi, personat që shkelin ligjin do të dënohen minimalisht me 10 ditë burg. Më parë dënimi ka qenë nga gjobë deri në 3 vjet burg, ndërsa tani është nga 10 ditë burg deri në 3 vjet burgim për personat që shkelin ligjin. Lidhur me ashpërsimin e dënimeve përsa i përket përdorimit të eksplozivit, ndryshimet parashikojnë një rritje drastike të dënimit.

Dënimi maksimal shkoi deri në 20 vjet dhe minimali 2 vjet. Sipas këtyre ndryshimeve, personat që shkelin ligjin në ruajtjen, prodhimin, përdorimin e mjeteve eksplozive do të dënohen automatikisht me burg, nga gjobë që ishte masa e mëparshme fillestare. Lidhur me këtë, Tahiri theksoi se: “Ndërkohë që gjykatat kanë ndjekur një politikë, përsëri më vjen keq ta them, liberalizuese, lidhur me dënimet në këto raste. Unë jam munduar të nxjerr vetëm njërin prej rasteve për një shtetas që është arrestuar i përsëritur në shkelje lidhur me mbajtjen ose trafikimin e lëndëve eksplozive, para dy javësh u arrestua në Shkodër.

Ndërkohë që nga viti 1999 deri në vitin 2003, pavarësisht se është arrestuar për armëmbajtje, 9 copë pushkë, snajper, mitraloz kundërajror, granat-hedhës, mortajë, 123 kallëp tritoli, dinamit 20 kallëpe, kapsolla e kështu me radhë. Apo në vitin 2003 për disa pajisje eksploziv C4 dhe armë të tipit amerikan, siç është në vendimin e gjykatës, është dënuar nga shkalla e parë me 4 vjet, në Apel me 2 vjet e gjysmë”,- theksoi Tahiri.
kodi penal

Shkrimi u publikua sot (22.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit