Kush do kallëzohet për mashtrimin 'Gulf'? Ja ku e drejton gishtin deputetja e PD

Kush do kallëzohet për mashtrimin 'Gulf'? Ja ku e drejton gishtin deputetja e PD

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka drejtuar gishtin nga ministri Damian Gjiknuri, teksa është pyetur nëse do të ketë kallëzim për mashtrimin e kompanisë ‘Gulf’ me karburantet.

Tabaku deklaroi se aktualisht po zhvillohet një hetim dhe opozita do të presë rezultatet. Sipas saj, kjo kompani ka pasur lidhje me ministrat dhe kjo tregohet nga mosfunksionimi i kontrollit tatimor.

"Unë di që aktualisht po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim rezultatet. Megjithëse nuk kam besim se do të arrihet aty ku ne duam, në nivelet më të larta. Çfarë ne besojmë se ka lidhje me ministrat është mosfunksionimi i kontrollit tatimor, detyrim i ministrisë së Financave dhe një deklaratë të ministrit Gjiknuri që ka dalë garant për cilësinë e këtij investitori që çudi që ka nisur punë ditën e parë që ka nisur punë qeveria, atëherë përgjegjësia duhet të jetë tek ministri dhe kryeministri. Qeveria i kishte të gjitha mundësitë ta parandalonte"

deputetja Jorida Tabaku

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti