Kush e bën rajonin e jugut, xhevahir të fshehur të Ballkanit?

Kush e bën rajonin e jugut, xhevahir të fshehur të Ballkanit?

Foto Ilustruese

Rajoni i jugut, cilësohet si xhevahiri i fshehur i Ballkanit. Burimet kulturore dhe natyrore, trashëgimia autentike si isopolifonia, sazet, vallet, produktet lokale, mikpritja, etj., janë vetëm disa nga ‘asetet’ turistike që rajoni i jugut ka, por që ende mbeten të pashfrytëzuara. Një studim i fundit mbi potencialin turistik të rajonit – Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë- konkludon se kombinimi i peisazhit bregdetar me zonat e thella malore, trashëgimia kulturore e pasur, traditat dhe produktet lokale, e bëjnë jugun e Shqipërisë një xhevahir të Ballkanit.

Ndërkaq, investimet që parashihen të ndërmerren për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Beratit dhe Përmetit janë në fokus edhe të studimi tjetër të një grupi ekspertësh shqiptarë dhe të huaj. Studimi i kryer muajt e fundit jep disa alternativa lidhur me drejtimin që duhet të marrë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social i Beratit dhe Përmetit si dhe investimet që nevojiten për të nxjerrë në pah potencialin e tyre dhe për të maksimizuar impaktin në nivel rajonal.

Propozimet e këtij studimi do të diskutohen në fund të kësaj jave në një tryezë konsultimi me aktorë vendimmarrës dhe përfitues për të vendosur bashkërisht cili është drejtimi i duhur. Studimi u krye në kuadër të programit “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turizmi” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Qyteti 2400-vjeçar i Beratit i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar. Një muze i gjallë në natyrë ku “ngjizen” natyrshëm historia, arti dhe arkitektura e monumenteve ka shënuar një rekord historik vizitorësh gjatë këtij viti.

Në periudhën janar-gusht, Berati u vizitua nga 95 000 vizitorë, ndërsa vetëm gjatë muajit gusht u vizitua nga 23 000 vizitorë. Gjithashtu edhe Përmeti ka qenë gjithnjë një qytet i këndshëm për t’u vizituar, por së fundmi me investimet e reja të qeverisë shqiptare, gjithnjë e më shumë turistë po kthejnë sytë nga kjo zonë e vendit, e pasur në tradita historike, kulturore dhe kulinarie. Për t’u ndalur tek Saranda që konsiderohet perla e Rivierës Shqiptare dhe destinacioni turistik më i kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj./ata

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë