Kush e dekonspiroi aksionin
e policisë në Ishëm?

Kush e dekonspiroi aksionin<br />e policisë në Ishëm?
Debatet e djeshme në Kuvend kanë qenë të etshme, si çdo të enjte. Por ajo që ra në sy që në fillim të seancës ishte deklarata e ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë “Berisha”, Flamur Noka.

Rreth orës 11:40 deputeti demokrat ka deklaruar në sallën e Kuvendit se : “Sapo, çështje 2 minutash është rrëzuar një avion tjetër në Ishëm.”

Ishte ky momenti në fakt kur policia ishte në vendngjarje dhe po bënte një krehje të imtësishme të vendngjarjes.

Kjo deklaratë e demokratit Noka (që theksojmë ka qenë ish-ministër i Brendshëm dhe e njeh shumë mrië procedurën  me të cilën duhet të zhvillohen këto lloj aksionesh tejet delikate), ka qenë një dekonspirim i pastër i aksionit të policisë. Sepse ndërkohë që po kryehej një operacion super sekret, në sy të gjithë mediave është deklaruar se ngjarja tanimë është marrë vesh, duke i dhënë kështu mundësinë çdokujt që mund të ishte i përfshirë që të fshihte gjurmët dhe të zhdukej dhe për pasojë duke i pamundësuar policisë finalizimin e ngjarjes me rezultatet ndoshta të tjera.

Pyetja që ngrihet është: Si mundet, një ish-ministër i Brendshëm që prezupozohet se e njeh mirë vështirësinë dhe delikatesën e aksioneve të tilla të bëjë një dekonspirim të tillë të një operacioni policor në mes të ditës, nga salla e Kuvendit? Si mundet që një ish-ministër i Brendshëm t’i shërbejë me kaq zell “të implikuarve” të mundhshëm duke sabotuar aksionin e policisë?

E gjithë pesha e dekonspirimit pra bie vetëm mbi një person në gjithë ngjarjen e djeshme, e ai është Flamur Noka. Që në momentin që policia po bënte një krehje të gjithë zonës, dekonspiroi gjithçka, duke informuar edhe personat e mundshëm që mund të ishin implikuar në ngjarje se policia tanimë ndodhet aty.

Deklarimi përpara mediave i ngjarjes mund të ketë informuar dhe alarmuar këdo të përfshirë që t’i zhdukej policisë, duke pamundësur  rezultatet e tjera nga aksioni. Deklarata mund të ketë informuar në kohë reale çdo person të mundshëm të lidhur me ngjarjen se janë nën rrezikun e policisë.

Një ngjarje e tillë bëhet edhe më e rëndë kur pasohet nga një tjetër ngjarje, siç ishte dekonspirimi i një operacioni policor nga një ish-ministër i Brendshëm./LEXO.AL

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie