Kush e përgjoi Tahirin?Ish-deputetja
e LSI:Jo viktima të propagandës

Kush e përgjoi Tahirin?Ish-deputetja<br />e LSI:Jo viktima të propagandës<br>
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ka komentuar mesazhin që zv.ministri i Brendshëm, Ilir Marko, i dërgonte Saimir Tahirit më 22 qershor, i publikuar sot nga kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.

Caka shkruan në “Facebook” se të nisësh ditën me lajme të tilla nuk është mënyra më e mirë, por kjo çështje duhet të jetë kryefjala e të gjithëve, deri në çuarjen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës dhe rrëzimin e qeverisë së krimit.

Sipas saj, këtë herë nuk duhet të biem viktimë e propagandës së fëlliqur dhe ta bëjmë këtë çështje kauzën e madhe të shqiptarëve.

Postimi i deputetes:
Të nisësh ditën me lajme të tilla sigurisht nuk është mënyra më e mirë, por kjo çështje duhet të jetë kryefjala e të gjithëve ne, deri në çuarjen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës dhe rrëzimin e Qeverisë së krimit, drogës, votave të vjedhura e të blera.

Të paktën këtë herë të thyejmë traditën e çudisë më të madhe që zgjat vetëm 3 ditë dhe pastaj harrohet; të paktën këtë herë të mos biem viktimë e propagandës së fëlliqur të disa medieve dhe gazetarucëve që tentojnë të na shkëputin nga ajo që po ndodh me lajme dhe scoop-e shoëbizi.

Le ta bëjmë këtë çështje kauzën e madhe të shqiptarëve. Vetëm kështu do të nisim një rrugëtim dinjitoz drejt Europës.

caka
(Postimi i Silva Cakës në Facebook)

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)