Anastas Ibrahimi i cili u arrestua ditën e sotme bashkë me babanë e tij, Ferdinant Ibrahimi, pasi akuzohen për mashtrim me anë të bileta të falsifikuara të linjave urbane në kryeqytet bën një jetë me shpenzime marramendëse. Edhe pse 20 vjeç nga një vëzhgim në rrjetet sociale, Anastas Ibrahimi duket se është i fiksuar pas makinave luksoze dhe veshjeve origjinale. Në profilin e tij ka vetëm foto me makina të shtrenjta por nuk mungojnë postimet ku reklamon veshjet e tij të markave të njohura.

Ai u arrestua sot bashkë me babanë tij si përfshirë në skemë e mashtrimit. Atyre iu gjetën  të fshehura provat materiale (biletat), në tentativë për t’i asgjësuar.