30-vjeçari Fadil Likaj është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri pistoletë një studente 20 vjeçe në Vlorë, me të cilën dyhsohet se kishte pasur një lidhje dashurie. Pas arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe dy granata dore. Plagosja dyshohet se ka nodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 30-vjeçari qëlloi në drejtim të Kostandina Zanaj, 20 vjeçe, studente në qyetin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë patur një lidhje dashurie të mëparshme.
‘Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.
Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.
Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Likaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’ – njofton policia.
Lajmi kryesor: