Kush është 30-vjeçari që plagosi me pistoletë ish të dashurën në Vlorë, kishte me vete dhe dy granata

Kush është 30-vjeçari që plagosi me pistoletë ish të dashurën në Vlorë, kishte me vete dhe dy granata

30-vjeçari Fadil Likaj është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri pistoletë një studente 20 vjeçe në Vlorë, me të cilën dyhsohet se kishte pasur një lidhje dashurie. Pas arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe dy granata dore. Plagosja dyshohet se ka nodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 30-vjeçari qëlloi në drejtim të Kostandina Zanaj, 20 vjeçe, studente në qyetin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë patur një lidhje dashurie të mëparshme.

‘Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.2021, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Likaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’ – njofton policia.


Lajmi kryesor:

30-vjeçari nga Shkodra plagos me pistoletë para lokalit ish të dashurën në Vlorë, arrestohet nga policia! Kishte me vete dhe dy granata! E reja jashtë rrezikut për jetën


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale