'Kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare'/ Kush është deputeti i Bashës që të gjithë po qeshin për CV-në skandaloze?

'Kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare'/ Kush është deputeti i Bashës që të gjithë po qeshin për CV-në skandaloze?

TIRANË- Kostaq Papa është deputeti i opozitës së re i cili u bë pjesë e parlamentit, pas djegies në bllok të mandateve nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Për shumë nga ju, ky emër nuk ju thotë asgjë. Kjo për faktin se nuk ka dalë asnjëherë në foltoren e Kuvendin për të ngritur zërin për një problem të caktuar në qarkun e Tiranës, duke qenë se ka dalë deputet pikërisht nga lista e PD-së për këtë qark, teksa njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar. Megjithatë, ai sot është shndërruar në kryefjalë të rrjetet sociale, kjo për shkak të CV-së së tij, e cila nuk i ngjan aspak një jetëshkrimi të një deputeti. Në dokumentin e publikuar nga Instituti i Studimeve Evropiane, shihet se sa shkurt i ka pasqyruar deputeti Papa eksperiencat e tij në punë.

Në CV ai shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile", pa sqaruar se në cilin institucion i ka këto eksperienca, e aq më tepër periudhat kohore. Sa i përket aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

Institutin e Studimeve Politike mund të shihet se ai ka "0" diskutime në Kuvend, "0" votime të akteve, "0" angazhime në Komisione, "0" angazhim publik dhe "0" nisma ligjore.

CV-ja e deputetit të opozitës së re, Kristaq Papa

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari