Alan Ruschel është një ndër katër futbollistët e skuadrës së Chapecoense në Brazil, që i mbijetoi aksdentit ajror në Kolumbi. Përpara aksiodentit, mbrojtësi brazilian publikoi në Snapchat foto dhe video, ku duket teksa qesh dhe bën shaka me shokët e skuadrës, të cilët humbën jetën në aksident.
Avioni me 81 persona në bord, që po udhëtonte për në Kolumbi për një turne rajonal, u rrëzua gjatë rrugës për në aeroportin ndërkombëtar Medellin.

Alan Ruschel gjatë transportimit për në spital
Ekipi Chapecoense pritej të luante të mërkurën kundër Atletico Nacional të Medellinit, në kuadër të ndeshjeve për Kupën e Amerikës së jugut.
Ekipi Chapecoense, nga qyteti i vogël brazilian Chapeco arriti në ligën e parë të Brazilit më 2014, për herë të parë që nga vitet 70-të dhe arriti në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, pasi mundi javën e kaluar ekipin legjendar të Argjentinës, San Lorenzo.
/Shqiptarja.com