Bashkë me Ervin Dalipaj, në Audin S8 në Mbikalimin e Sukthit mbeti i vrarë dhe Juxhin Dauti 27 vjeç. Ndërsa Dalipaj akuzohej për vrasjen e Gazmend Collakut, Dauti është akuzuar për një tjetër krim, në qytetin e Vlorës.

Juxhin Dauti, 27 vjec, kur ishte 22 vjec është akuzuar për një vrasje më 17 mars 2012 në Vlorë ku mbeti i vrarë me tre plumba pistoletë 31-vjeçari Fatjon Bani.
 
Sipas raportimit të  Policisë në vitin 2012, Juxhin Dauti, asokohe 22 vjeç, sapo ishte kthyer nga Italia, është zënë me Fatjon Banin në një lokal në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, afër repartit zjarrfikës.

as konfliktit, për motive banale të çastit, 31-­vjeçari është ngritur dhe ka hipur në makinën e tij.
 
Ky moment ka qenë fatal, pasi Dauti e ka arritur dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Siç raportonte asokohe policia, dy personat kishin njohje prej kohësh dhe para se të ndodhte krimi, të dy djemtë ndodheshin në një prej lokaleve të zonës së njohur si “Aleksandria”. Dauti ka ndjekur shokun e tij duke e qëlluar brenda në makinë, pa arritur të largohet në kohë.
 
Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Vlorës ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorit të identifikuar. Dauti ka qenë dënuar edhe para vrasjes së vitit 2012 për armëmbajtje pa leje.
 
Gjykata e Shkalles së Parë e dënoi me 23 vjet burg autorin, por ajo e Apelit më 22 gusht të 2015 ka hedhur poshtë vendimin, ndërsa shumë deshmitarë kishin ndërruar dëshmitë.
 
"Të gjithë e hodhën poshtë dëshminë, e ndryshuan se kishin frikë. Gjyqtarja Alma Liçaj u tregua mjaft e ligë ajo eshte mjaft e korruptuar”, tha nëna e viktimës, Milika Bani duke kërkuar të vendoset drejtësi. Ky vendim ma vrau djalin për herë të dytë”, rrëfeu ajo për mediat aso kohe.

juxhin dautaj
Juxhin Dauti

(d.b/Shqiptarja.com)