1690375339_kolumbianja.jpg

Claudia Sofia Carrera Jaimes është 26-vjeçarja kolumbiane që protestoi sot e zhveshur para Prokurorisë së Tiranës. Në policinë e Tiranës ajo ka deklaruar se veprimi i saj nuk është i turpshëm dhe se po kërkonte të drejtën e saj.

 “Nuk është veprim i turpshëm, e pashë si të vetmen mënyrë për të kërkuar të drejtën time, unë kam ngecur në Shqipëri, nuk më japin pasaportën”, mësohet të ketë thënë e reja.

Dyshohet se për 26-vjeçaren nga Kolumbia kanë nisur hetimet që në prill, pasi iu gjetën 5 gramë lëndë narkotike.


Lajmi kryesor:

Protesta e pazakontë para prokurorisë së Tiranës, kolumbiania nudo kërkon t'i kthehet pasaporta! Ja çfarë dëshmoi në polici