'Kush është më grek? Ai po unë’, Komenti racist i Trump për basketbollistin me ngjyrë nxit reagime të shumta në SHBA

'Kush është më grek? Ai po unë’, Komenti racist i Trump për basketbollistin me ngjyrë nxit reagime të shumta në SHBA

Barack Obama, Giannis Antetokounmpo dhe Donald Trump

“Kush është më grek? Greku apo unë? Unë do të thoja që jemi të njëjtë, apo jo?”.

Kjo terminologji, e cilësuar si raciste, që Donald Trump përdori gjatë një tubimi që në stadiumin Milëaukee Bucks për t’iu referuar basketbollistit grek të NBA, Giannis Antetokounmpo, ka ngjallur reagime të ashpra në SHBA para zgjedhjeve të së martës (5 nëntor).

 “Ekipi juaj është shumë i mirë. Do të thoja që greku është një lojtar shumë i mirë. A jeni dakord? Dhe më thoni, kush është më grek? Greku apo unë? Unë do të thosha se ne jemi njësoj, apo jo? Ai është një lojtar shumë i mirë, ndoshta më i miri në NBA. Ai mund të jetë lojtari më i mirë. Ata thonë se ai është gjithashtu një fëmijë shumë i mirë.

Por me ndihmën tuaj ne do të mposhtim  Kamala Harris dhe do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump, duke injoruar me vetëdije ose jo faktin se Antetokounmpo ka lindur në Greqi nga prindër nigerianë, është shtetas grek, flet greqisht dhe luan për Kombëtaren greke.

Teksa u pyet nga gazetarët për këtë deklaratë Giannis Antetokounmpo u përgjigj në mënyrë diplomatike duke mbajtur distancën.

“Nuk i kam dëgjuar deklaratat e tij. Unë nuk e ndjek aq shumë politikën dhe nga ajo pak që bëj mundohem t'i mbaj mendimet e mia për veten dhe familjen time. Unë jam këtu për të luajtur basketboll dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve të basketbollit. Të dy kandidatëve u uroj suksese”, tha Antetokounmpo.

Ndërkohë Barack Obama në një postim të publikuar në X iu përgjigj ashpër Trump për komentin e tij racist.

“Nëse jeni me ngjyrë ose latinë dhe mendonit se komuniteti juaj shpesh neglizhohet nga politikanët, përtej sezonit zgjedhor. Unë e kuptoj se si ndiheni. Por pse mendoni se përgjigja është të votoni për dikë që ka një histori të gjatë të minimit dhe shpërfilljes së komuniteteve tuaja, biznesi i të cilit u padit se nuk u dha më qira njerëzve si ju. Kush padyshim nuk mund ta kuptojë se një superstar i NBA mund të jetë i zi dhe grek. Që shprehet se çdo meksikan që kalon kufirin është kriminel dhe përdhunues.

Që përhap fantazi qesharake se njerëzit nga Haiti hanë kafshët shtëpiake të njerëzve të tjerë. Vetëm javën e kaluar ai organizoi një nga mbështetësit e tij që të tregonte shaka për zezakët që hanin shalqinj dhe se Puerto Riko ishte një ishull plehrash, në skenën në Madison Square Garden. A mendoni se ky është dikush që mund të kujdeset për ju?”, shprehet Obama.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja