Kush është Paturi, anëtari i celulës së 'xhindeve', u lirua një javë më parë pas vonesës së analizës së ADN-së

Kush është Paturi, anëtari i celulës së 'xhindeve', u lirua një  javë më parë pas vonesës së analizës së ADN-së

Andi Rexhepi

Vetëm 6 muaj në qeli ka qëndruar Andi Paturi alias Rexhepi, i akuzuar për grabitjen e filialit të postës në Krujë në nëntor 2019. E shkak për vendimin e Gjykatës që i ndërroi masën nga arrest me burg në arrest shtëpie, është bërë mungesa e reagentëve për të kryer analizën e ADN-së. Por në adresë të prokurorisë mbërriti analiza e ekspertimit të ADN-së, e cila nxori zbuluar 31-vjeçërin e implikuar në dy vjedhje me dhunë në zonën e Kavajës, çka një javë pas lirimit, solli këtë të martë arrestimin e Andi Rexhepit.

Forcat e policisë së Durrësit e arrestuan 31-vjeçarin në banesën e tij, ku hetimet e kësaj kohe dokumentuan me prova ligjore se ai është i përfshirë në 15 raste të vjedhjeve të bankomateve, filialeve të bankave të nivelit të dytë, karburanteve , pikave të këmbimit valutor  e argjendarive në Tiranë, Durrës dhe Berat.

Andi Rexhepi 31 vjeç, nga Fushë-Kruja, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë” ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kavajës më 15 maj 2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për vjedhjen me eksploziv të në një bankomat të një banke në gusht 2019 në këtë qytet.

Po ashtu sipas policisë, 31-vjeçari është autor i dyshuar i grabitjes me armë zjarri të një banke në kashar në Tiranë, në vitin 2018  dhe i vjedhjes me eksploziv të parave në një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Vorë, në janar 2019.

Policia thotë se hetimet vijojnë për të zbuluar  bashkëpunëtorëve të tjerë të Andi Rexhepit  cili do të vihet përballë Prokurorisë së Kavajës I për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajta pa leje a armëve dhe municioneve luftarake”.

Banda e xhindeve

Andi Paturi, ka qenë pjesë e një celule grabitësish që vepronin si “xhindet e natës”, duke kryer grabitjen e bizneseve në disa zona. Gazmir Saka, Andi Rrexhepi, Mark Caka, Haziz Lika dhe Bashkim Tunga, shfaqeshin si “xhinde” në errësirën e natës, duke kryer grabitjen e bizneseve të ndryshëm në Tiranë, Durrës, Vorë, Gjirin e Lalëzit, dhe Krujë. Ky grup specialitetin e tij e kishte në grabitje, ndërkohë anëtarët nuk përjashtohet në pjesëmarrje në vrasje dhe plagosje, pasi prokuroria u ka sekuestruar një arsenal të madh armatimi, i cili është çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore. Gjithçka ka nisur në 4 nëntor 2019 ku rreth orës 03:30 “xhindet” këta persona janë shfaqur mes errësirës, duke arritur të hyjnë në ambientet e brendshme të filialit të postës në Krujë, dhe prej andej të marrin me vetë kasafortën ku ndodheshin 13 milion lekë të rinj si dhe si edhe 1.482 euro.

Ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet

Vjedhja në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës më  05.11.2018 
Tentativë v
jedhje me thyerje bankë në Laprakë,  më 27.12.2018
Vjedhja në një ATM të një banke, tek Ura Vajgurore, 04.01.2019
Tentativa për vjedhje të ATM në Shijak, më 27.12.2018
Vjedhja në një ATM në Shijak, Durrës, më 14.02.2019
Vjedhja në një ATM në lagjen nr. 14, Durrës, më 09.06.2019
Tentativa për vjedhje në një ATM në Durrës më 09.06.2019
Tentativa për vjedhje në Exchange në Durrës, më 31.07.2019
Vjedhja në një argjendari në një qendër tregtare, më  01.01.2019
Tentativa për vjedhje në një ATM në Shkozet, më 17.01.2019
Tentativë vjedhje me eksploziv në
ATM e një banke  në Kamzë

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja