Fari Lleshi këngëtar muzike rep është ekspozuar nga gazeta "Daily Mail" se përdor rrjetet sociale nga burgu për të shpërndarë këngët e tij, po ashtu edhe fotot duke tymosur marijuanë brenda në qeli. Publikimet e video dhe fotove nga brenda burgut Daily Mail e quan një tallje që shqiptari me origjinë nga Kukësi i bën sistetimit të drejtësisë britanike.
Në pamje të parë për të gjithë ata që e shikojnë këtë video duket si diçka normale nga një këngëtar i muzikës rep. Por në fakt nuk është kështu pasi kjo video është regjistruar nga qelia e një burgu në Angli dhe është shpërndarë në rrjetet sociale Instagram dhe Youtube.
Video me protagonist Fari Lleshin është siguruar nga gazeta Daily Mail e cila i ka dedikuar një shkrim të gjatë me titull “Tallje me Drejtësinë”.
Tabloidi britanik shkruan se Fari Lleshi që njihet me emrin "Baba Lllesh" u bë personazh i po të njëjtës gazetë, kur u zbulua se ai kishte një faqe në Facebook përmes të cilës postonte njoftime se si shqiptarët mund të shkonin ilegalisht në Angli.

(Shkrimi i 'Daily Mail' për reperin e dënuar shqiptar)
Pamjet e shqiptarit të njohur janë publikuar nga ‘Daily Mail’, ku ai shfaqet duke pirë marijuanë, pije energjike, si dhe duke kënduar e kërcyer valle me të burgosurit e tjerë. Kjo media tregon dhe mënyrën si arriti të hynte në Angli Fari Lleshi, duke u fshehur në pjesën e prapme të një kamioni.
Por pasi përfundoi në burg për shitje droge të klasit A dhe është dënuar me 3 vjet burgim, Fari Lleshi me origjinë nga Kukësi vijoj të përdor rrjetet sociale për të shpërndarë këngët e tij me përmbajtje të dhunshme. Po ashtu "Daily Mail" ka siguruar foto të publikuara në rrjetet socile ku Fari Llleshi shihet duke tymosur cigare marijuane nga qelia e tij madje bën xheste kërcënuese mbase duke çuar mesazh tek rivalët.
Komente
