Shemsi Prençi, ka qenë pjesëtar Ministrisë së Rendit, prej shumë vitesh, duke shërbyer në drejtori të ndryshme si drejtues. Me gradën Drejtues i Parë, Prençi në 2009 ishte transferuar nga drejtor i policisë së Fierit, në drejtor të forcave speciale. Në zgjedhjet e 8 majit 2011 pati përplasje me zv.ministrin e Brendëshëm, Avenir Peka për përdorimin e Policisë së Shtetit kundër kandidatit të PS-së. Pak muaj më parë, ai u largua nga detyra e drejtorit të forcave speciale, duke u transferuar në Dibër, detyrë që e mbajti deri dje, kur dha dorëheqjen.
/Shqiptarja.com












