Kush është Suzanna Shkreli,e para
shqiptare në Kongresin Amerikan

Kush është Suzanna Shkreli,e para<br />shqiptare në Kongresin Amerikan
Suzanna Shkreli është shqiptarja e parë e nominuar për në Kongersin Amerikan. Ky lajm është bërë i ditur para pak javësh nga ambasadori shqiptar në Londër Mal Berisha.

"Zonjusha Suzanna Shkreli merr nominim per ne Kongresin Amerikan.Te dashur bashkeatdhetare! Para pak castesh zonjusha amerikano - shqiptare Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partise Demokrate te Amerikes per ne Kongresin American ne shtetin e Michiganit.

Kjo tregon vlerat e demokracise amerikane dhe te popullit tone.Do te Isha I lumtur te beja gjithcka te mundur per fitoren e saj qe do te ishte fitore per tere shqiptaret. Ftoj tere shqiptaret e Amerikes dhe kudo qe jane ta mbeshtetin ate. Fitore!", 
ka shkruar diplomati Berisha.

Po kush është Suzanna Shkreli? Ajo nuk është një emër i panjohur në median shqiptare. Vetëm pak ditë para nominimit Shkreli ishte në Shqipëri në kuadër të zhvillimit të një fushatë ndërgjegjësuese për dhunën në familje.
 
Suzanna është e bija e Zef dhe Maria Shkreli nga Ulqini dhe Gruda. Ata kanë edhe 3 fëmijë të tjerë, vajzën e madhe Dianën, binjakun e Suzannës, Paulin dhe djalin e vogël të quajtur Mark.
 
Si gjenerata e parë shqiptaro-amerikane, fëmijët e familjes Shkreli janë rritur me idenë dhe bindjen se arsimimi është gjëja më e rëndësishme. Ky leksion është përvetësuar më së miri nga vajza e dytë e familjes e cila ka krenuar shqiptarët në të gjithë botën.

Në Kongres shqiptarja do të ketë në fokus ndihmën ndaj familjeve të ardhura në Michigan duke luftuar që edhe gjeneratat e ardhshme të kenë mundësitë që pati ajo.

"OPDAT po ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit. Gjatë javës së 13 qershorit, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, një prokurore me përvojë në dhunën në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.

Duke folur për prokurorët e penalë në qytetet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Tiranës dhe Shkodrës, Znj. Shkreli theksoi se ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, koordinatorët e viktimave sjellin një balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë"
, ka shkruar Ambasada Amerikane në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri.

suzzana shkreli

suzzana shkreli

suzzana shkreli

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve