Kush eshte Taulant Demiraj

 Kush është zv/drejtori i ri i SHIU-t?
Taulant Demiraj, është emri i ri që është emëruar nga ministri Arben Imami si zv/drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Demiraj njihet si person që ka shërbyer disa vite me rradhë në ushtrinë shqiptare por edhe në shërbim.Ditën e djeshmë në ambjentet e shërbimit është bërë dhe prezantimi i tij në si zv/drejtori i ri i shërbimit ushtarak.
Cila është karriera profesionale e Demiraj?
Prej disa vitesh Demiraj ka punuar në radhët e ushtrisë dhe në shërbimin informativ duke kryer detyra të rëndësishme. Për shkak të profesionalizmit të tij, atij i është besuar dhe jeta e disa prej politikanëve VIP të vendit, duke shërbyer si truprojë pranë tyre.
Pse erdhën ndryshimet e drejtuesve të SHIU-t?
Pas shkrimeve të publikuara në gazetën "Shqiptarja.com" lidhur me një seri skandalesh që kishin përfshirë Shërbimin Informativ të Ushtrisë, dha dorëheqjen kreu i këtij institucioni Ylli Zyla. Edhe pse në deklaratën e dorëheqjes së tij Zyla,e çuante veten si të pafajshëm, në asnjë rast nga ana e tij nuk është bërë asnjë përgënjeshtrim zyrtar ndaj shkrimeve të gazetës.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje