Kush është tregtari 'famëkeq' i armëve që ka rëndësi të madhe dhe mbështetet nga Vladimir Putin?

 

Shkëmbimi i basketbollistes ruse Brittney Greiner me një tregtar famëkeq rus të armëve, Viktor Bout, ka habitur shumë ndërkombëtarë. Ata kanë nisur me pyetjet e tyre se pse Moska duhet të rikthejë në Rusi një qytetar të dënuar për krime të rënda.

Brittney Griner dhe Voktor Bout akuzohen për vepra penale krejtësisht të kundërta, por rrethanat dhe presioni politik nga të dyja palët bëri që të rezervohet kjo disbalancë, raportojnë mediat e huaja.

Nga njëra anë është Griner, e cila ka marrë një rëndësi të veçantë për Shtetet e Bashkuara, teksa u përdor si një ‘karrem’ gjeopolitik nën ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë, kjo ishte arsyeja se përse administrata e Biden nisi menjëherë negociatat me Kremlinin zyrtar, por nga krahu tjetër, Bout mori një rëndësi tepër të madhe për Rusinë.

Pse është kaq i çmuar për Vladimir Putin?

Ai akuzohet nga shumë analistë dhe hetues të OKB-së për shitjen e armëve në të gjithë Afrikën gjatë viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, gjë që ai e ka mohuar. Ka pasur edhe akuza se ai ka armatosur edhe Al Kaedën. Madje është bërë një film për rastin e tij, i titulluar “Lord of War” dhe me protagonist Nicolas Cage.

Njeriu që u bë i njohur si “Tregtari i vdekjes” bëri 14 vite në burg dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara falë një operacioni të Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës: Agjentët amerikanë pretenduan se ishin terroristë kolumbianë që pranuan t’i furnizonin me armë për të vrarë amerikanët.

Bout, përveçse pilot dhe biznesmen, ishte edhe përkthyes ushtarak në kohën sovjetike, por ka pretendime se ai punoi për shërbimet sekrete ruse dhe u bë i dobishëm për to në furnizimin me armë në mbarë botën për të çuar përpara qëllimet gjeopolitike të Moskës.

Ai gjithashtu besohet se ka shërbyer së bashku me rusë që tani janë njerëzit shumë të afërt të Putinit. Ky është një njeri për të cilin shumë rusë të zakonshëm kanë dëgjuar dhe ai sigurisht ka një rëndësi të madhe për elitën ruse.

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë mercenare Wagner, përshëndeti kthimin e Bout: “Urime Victor Bout. Dhe unë jam shumë i lumtur për të”, tha Prigozhin, një aleat i ngushtë i Putin.

Shtypi rus mirëpriti të premten kthimin e Bout në Rusi, duke lavdëruar, si zakonisht, presidentin rus që ka sukses kudo dhe gjithmonë. Sipas mediave kjo është me të vërtetë një fitore për Putin, por një fitore që vjen me çmimin e ekspozimit të dobësisë së tij dhe nevojës së tij për të mbajtur të lumtur elitën ushtarake ku ai mbështetet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Marrëveshja e pashmangshme për Ukrainën! Moska: Takim diplomatik SHBA-Rusi në Stamboll


S.S/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI