VIDEO/ Kush është Xhuljo Imeri, këngëtari shqiptar i rritur në Gjirokastër, që ktheu katër karriget e jurisë në 'The Voice' të Greqisë

Në garën “The Voice of Greece”, vëmendjen e jurisë mbrëmjen e djeshme e rrëmbeu një shqiptar. Xhuljo Imeri, i rritur në Gjirokastër, pas performancës së tij me këngën “Stay ëith me” mori dritën jeshile nga të katërt anëtarët e panelit (Konstantinos Argyros, Panos Mouzourakis, Sakis Rouvas dhe  Elena Paparizou, në skuadrën e së cilës do të jetë dhe shqiptari) . Xhuljo pesë vitet e fundit ka performuar në Greqi si artist rruge bashkë me të dashurën e tij Dhimitrën, dhe siç është shprehur kryesisht këndon dhe flet në anglisht, e pak në gjuhën greke.

Siç ka rrëfyer, Imeri ka pasur një jetë të vështirë, prej divorcit të prindërve, tek dyzimi për të hequr dorë nga muzika, por kritikat  pozitive dhe dashamirësia e publikut e kanë bërë të rivlerësojë talentin e tij. Xhuljo luan gjithashtu në kitarë, shkruan tekste dhe ka publikuar edhe këngë në shqip, siç është “Më harro”,  bashkëpunime si “Unë dhe ti”, dhe një sërë coverash të këngëtarëve të njohur.

Pas performancës këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale përmes një statusi në gjuhën shqipe.

“Ishte ditë e gjatë shumë. Emocione te forta. Mendime shumë. A do ja dal? A jam mjaftueshëm i mirë? Para se të shkoja në atë skenë, kisha ankth, isha nervoz, i gëzuar dhe në të njëjtën kohë i frikësuar.  Një skenë e madhe, audiencë me shumë njerëz para meje dhe katër njerëz me karrige të kthyera kundrejt meje. Artistë që kanë bërë histori. Dhe ashtu siç isha në këto mendime, pasi ngjita shkallët për të shkuar në atë skenë, i thashë vetes sime, që do bëj atë që di të bëj më mirë; të këndoj para njerëzve, të jap shpirtin, të bëj njerëzit të ndiejne diçka. Ata janë aty për mua, dhe juristët gjithashtu. Të më dëgjojnë mua, duhet t'i bëj të ndiejnë diçka... Dhe atë bëra! Edhe pse jo perfekte, këndoi zemra dhe shpirti!”, shkruan ndër të tjera muzikanti.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dora d'istria: 12/12/2022 11:53

    Bravo Xhulio!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'E kam si vëllanë e vogël', Calhanoglu: Asllani e ardhmja e Interit

'E kam si vëllanë e vogël', Calhanoglu: Asllani e ardhmja e Interit