Ditët e nxehta kanë nisur për këngëtaren dhe modelen seksi nga Kosova, Afërdita Dreshaj.

Afërdita ka postuar një foto në rrjetin e saj “Instagram” bashkë me Tika Camaj, e cila është dhe kushërira e saj.

Tika Camaj e njohur për karrierën si modele në SHBA pozon bashkë me Afërditën të veshura me bikini.

aferdita dreshaj

Njëra bjonde, tjetra brune dhe të dyja në ngjyrë çokollatë duken mjaft të tonifikuara dhe seksi.

Në postimin që mbart fotoja shkruhet Miami dhe duket se kushërirat modele e kanë nisur sezonin e plazhit në Miami.

Afërdita i ka veshur rrobat e banjos në ngjyrë ari, ndërsa Tika ngjyrë blu me detaje ngjyrë ari.