Kush është gjyqtari Laurent Fuçia

Laurent Fuҫia. Z.Laurent Fuҫia është gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, që prej dates 21.12.2011 e në vazhdim. Ai ka lindur në Tiranë, më 16 Mars 1986, me gjendje civile beqar.

Laurent Fuҫia është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës në korrik të vitit 2008, në përfundim të të cilit ka marrë titullin «Jurist». Ai është certifikuar si «Student i Shkëlqyer».

Që prej datës 21.12.2011, mban titullin “Magjistrat Gjyqtar”, dekretuar po në datë 21.12.2011 nga Presidenti i Republikës. Në periudhën Tetor 2010-Korrik 2011, ai ka kryer stazhin profesional si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej Dhjetorit 2011 e në vijim ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, përkatësisht në Seksionin Familjar e Civil dhe me pas ne Seksionin Administrativ, përfshirë këtu edhe gjykimin e kërkesave të organit te Prokurorisë gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Gjatë ushtrimit të funksionit të gjyqtarit ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës në kuadrin e programit të trajnimit vazhdues, si dhe nga organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit. Fusha e tij e ngushtë e ekspertizës konsiston kryesisht në të drejtën publike, kushtetuese dhe administrative. Azhurnuar: Shkurt 2013

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët