Kush është kompania "Euroil"

Kush është kompania "Euroil"?
Kompania "Euroil" u bë e njohur pas skandalit të naftës virgine. Nga një hetim 3 mujor i njësisë antikorrupsion rezultoi se "Euroil" fshihej prapa një mega skandali të kontrabandës së naftës virgin. Nafta blihej në ARMO, me pretekstin se do eksportohej jashtë shtetit si në Libi, Itali, Gjermani dhe vende të ndryshme të europës, por në fakt ajo shpërndahej në pikat e karburatntit, duke ju shitur më pas shumë shtrenjt përdoruesve të makinave.

Cili është administratori i kompanisë?
Hajri Elezaj, biznesmeni që ka në pronësi dhe fabrikën e ujit "Lajthiza" është pronar i kompanisë "Euroil". Elezaj u arrestua nga prokuroria e Tiranës për një sërë akuzash duke u mbajtur për disa muaj i izoluar në qeli. Ai revokoi masën e arrestit me shkak se ishte i sëmurë, kërkesë kjo që u pranua nga gjykata. Por pas apelit të prokurorisë, gjykata e Apelit vendosi rikthimin në burg të tij. Pas këtij vendimi Hajri Elezaj është arratisur duke bërë që ende dhe sot ai të konsiderohet si person I shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Me cilën kompani bashkëpunte "Euroil"?
Kompania "Fisheku" me qëndër në Fier mbante kontakte me kompaninë "Euroil" duke vënë në shërbim të kësaj të fundit mbi 10 kamionë autobote me qëllim transportimin e naftës virgine nga ARMO ku blihej, në pikat e karburatit që ndosheshin në Durrës, e segmente të tjera rrugore. Momentalisht administratori i kopanisë "Fisheku" Iliaz Fisheku është marë i pandehur së bashku me 16 persona të tjerë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve