Kush është Mario Monti?

Mario Monti, 68 vjec nga Lombardia, për 10 vjet komisar europian, konsiderohet si një nga ekonomistët italianë më të mirë. I lindur në Varese në 19 mars të vitit 1943, Monti u diplomua në Universitetin privat Bocconi në vitin 1965; pas një periudhe të kaluar në SHBA, ku u specializua në Yale duke studiuar me cmimin Nobel James Tobin (ai i Tobin Tax mbi transaksionet financiare), fillon të japë mësim në universitetin e Torinos në vitin 1970. 15 vjet më vonë bëhet profesor i ekonomisë politike në Bocconi, ku mori rolin e rektorit të institutit të ekonomisë politike.

Komisari europian
Aftësitë e tij e bënë kandidatin ideal për detyrat teknike-institucionale. Në vitin 1994 Berlusconi e vë re dhe sapo merr drejtimin e qeverisë e emëron komisar europian. Ai ka për detyrë të merret me direktivat për tregun e brendshëm, shërbimet financiare dhe fiskale. Rikonfirmohet si komisar europian nga qeveria e drejtuar nga Massimo D`Alema.

Gjoba ndaj Microsoft
Nën drejtimin e tij, komisioni europian, ndërmerr një procedurë kundra Microsoft, që përfundoj me një gjobë rekord prej 497 milion euro, për shkeljen e normave antitrust. Rezultat tjetër i tij ishte ndalimi i shkrirjes midis General Electric dhe Honeywell në vitin 2001. Në vitin 2004 kur Berlusconi mori përsëri pushtetin vendosi të mos e konfirmoi emërimin e tij duke preferuar Rocco Buttiglione, më pas i ndaluar nga parlamenti europian për batutat e tij kundra homoseksualëve.

Pikëpamja e Europës
Europa e sheh si njeriun që mund të tërheqë Italinë nga kaosi sepse e dinë që Monti nuk e imagjinon Italinë jashtë Europës.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore