Kush është Milva Ekonomi
ministrja e re e Ekonomisë

Kush është Milva Ekonomi<br />ministrja e re e Ekonomisë
Zonja Milva Ekonomi  ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është  nënë e dy vajzave. 

Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byrone e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).

Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë  gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend. 

Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut.  Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007. 

Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë  2007 - 2008.

Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi  gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, World Bank, Dfid, dhe FMN.

Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit. 

Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.
Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.

Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor  si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”. 

Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë  gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh gjuhën Franceze.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri