Kush është nismëtari i kësaj linje të transportit të gazit natyror nga Azia në Evropë?
 Pronar i burimeve hidrokarbure të detit Kaspik është shteti i Azerbajxhanit. Ai ja ka dhënë me koncension të drejtën e shfrytëzimit të këtyre burimeve një kompanie të huaj të kryesuar nga britanikja British Petroleum. Kjo e fundit ka bërë oferta ndaj sipërmarrësve të huaj për të ofruar investime që të realizonin shitjen e gazit në vende të tjera dhe janë përgjigjur disa grupe biznesi. Koncensionari vendos se kush ofertë është më e leverdisshme për të.
 
Kush është leverdia për Evropën?
 Vendet evropiane sigurojnë burime alternative ndaj atyre tradicionale, që vijnë nga Rusia apo Afrika Veriore. Kjo ndikon në uljen e çmimit si dhe jep garanci për sigurinë ndërkombëtare, pasi pakëson vartësinë e këtyre vendeve ndaj një vendi apo disa vendeve të pakta në numër.
 
Po për Shqipërinë?
Shumë herë më e madhe. Për të kjo është hera e parë që lidhet me një linjë ndërkombëtare madhore të hidrokarbureve, pas dështimit të naftësjellësit AMBO.