Kush është Riçhard Serra?

Kush është Riçhard Serra?
Richard Serra është një nga artistët më të njohur të brezit të tij. Ai ka ngritur skulptura që kanë ndryshuar me vepra arti qytetet dhe peizazhet e tyre. Ai ka prodhuar obeliskë të mëdhenj, skulptura specifike që kanë të bëjnë me arkitekturën e qytetit dhe i ka vendosur ato në gjithë Globin, që nga Islanda në Zelandën e Re. Serra është prezantuar me madhështi në Muzeun e Arteve Moderne në San Francisko, dhe kohët e fundit në Menil Collection në Houston, në vitin 2012. Por para këtyre prezantimeve ka bërë bujë kudo me të tjera projekte të rëndësishme ku nuk harrohet vepra "Promenade", një grup skulptural me pesë elemente çeliku që zgjatet 17 metra , për monumenti e ngritur në "Grand Palais" në Paris (2008); për aktivitetin "Richard Serra Sculpture: 40 vjet" që u bë në Museum e Arteve Moderne në Nju Jork (2007); dhe për një nga instalacionet gjigante që titullohet "The Matter of Time" në Guggenheim Bilbao (2005).
Serra lindi në 1939 në Sana Françisko. Serra ishte biri i një babai spanjoll dhe një nëne ruse. Ai ka bërë punë të rënda që të arrinte të ardhura për të ndjekur studimet. Pasi ndoqi Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe Santa Barbara nga viti 1957 deri në 1961 ai shkoi të studionte në Letërsi Angleze në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, dhe më vonë në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, gjatë viteve 1957 dhe 1961. Kështu ai studioi si piktor në Universitetin e Jalës, Nevv Haven, që nga 1961 deri në 1964, duke kompletuar studimet e tij atje. Në vitin 1964 dhe 1965 Serra udhëtoi drejt Parisit dhe Europës. Gjatë kësaj periudhe ai shpenzoi shumë por fitoi eksperienca të reja, duke qëndruar për rreth një viti në Florence dhe pastaj bëri disa udhëtime përmes Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore, drejt Turqisë dhe Afrikës Veriore.
I njohur si skulptor minimalit, Serra ka bërë revolucion në artin skulptural. Në vitin 1966, ai bëri një skulpturë me materiale jo tradicionale me copa qelqi dhe gome. Kështu Serra e kishte nisur punën e tij me artin abstrakt dhe i bënte këto punë në muret e studios ose në sheshe të hapura. Kështu ai u njoh si konstruktor minimalist që ngre objekte metalesh të rënda një pjesë e materialeve janë të mara në natyrë. Për vite me radhë ai ngriti vepra të cilat sillnin koncepte të reja, por edhe ishin impresionuese për sa I përket vëllimit dhe materialit. Veprat e tij sillnin në dritë një art abstrakt . skulpturat e mjediseve ishin një proces I vazhdueshëm ku një pjesë e madhe e tyre kanë populluar mjediset qytetëse dhe parqet. Ai ishte si një arkitekt që dinte t'i përshtaste skulpturat e tij sipas mjedise dhe shesheve që u përkisnin në konceptin fillestar. Serra ishte një zbulues i relativitetit të gjallë dhe shprehës të skulpturës me materiale të rënda, në funksion të lëvizjeve dhe shëtitjeve në sheshet publike.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje