Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.
Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani.
Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinë Ushtarake.
Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani.
Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani.
Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.
Prej vitit 2010- maj 2013 mbante postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Më 21 Maj 2013 Presidenti Nishani firmosi lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi, komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari dhe Komandantin e Brigadës së Mbështetjes Rajonale Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi. Më 31 maj 2013, disa ditë pas lirimit, tre gjeneralët e shkarkuar vendosën të dalin në një konferencë shtypi për të treguar shkaqet e vërteta që fshiheshin pas lirimit të tyre nga poste kryesore drejtuese të Forcave të Armatosura.
Gjeneralët akuzuan ministrin Imami dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Gjunkshin për shpërdorim të Forcave të Armatosura; krijimin e një defiçiti të lartë alarmant në buxhetin e Forcave të Armatosura. Gjithashtu, ata akuzuan Presidentin e Republikës Nishani se dekretet nuk ishin bazuar në ligjet e vendit dhe në to mungonte transparenca. Ata shkuan më tej duke thënë se u vu në rrezikshmëri, siguria e atdheut.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com