Shkelzen Maliqi (i lindur më 1947 në Rahovec), filozof shqiptar, kritik arti, analist politik dhe intelektual në Kosovë.

Është djali i ish-sekretarit të Punëve të Brendshme të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës të Federatës Jugosllave, Mehmet Maliqi, i njohur dhe ndërkombëtarisht për ashpërsinë ndaj “irredentistëve” dhe “nacionalistëve” kosovarë.

Shkëlzen Maliqi studioi dhe u doktorua për filozofi dhe ka jetuar në Beograd që nga viti 1966 gjer më 1982. Edhe më vonë ka qëndruar shpesh në Beograd, kryesisht si bashkëpunëtor i Fondacionit Soros. Që nga viti 1993 zyra e Fondacionit në Prishtinë selinë e kishte në Beograd.

Gjatë viteve 1990 u përfshi dhe në politikë.Një nga themeluesit e Partisë Social-Demokrate të Kosovës dhe kryetar i saj i parë në vitin 1991-1993. Ka mbajtur pozicione drejtuese në organizatat e shoqërisë civile si Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile (1995-2000) dhe Komiteti i Helsinkit i Kosovës (1990-1997). Ka botuar disa libra mbi artin dhe politikën në shqip, anglisht, italisht, spanjisht, dhe serbisht.

Ai tani kryeson institutin “Gani Bobin”, Instituti për Studime Sociale.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)