SHBA- Vetëm 10 ditë nga marrja e mandatit, Donald Trump duket i vendosur në urdhërat e tij.
Në fakt manjati nuk ka humbur asnjë minutë për të vendosur në praktikë të gjitha premtimet e dhëna në fushatën presidenciale, marrëveshja e Transpaqësorit, muri me Meksikën, vendimi për refugjatët apo Obamacare.
Asgjë nuk është rastësore në këto vendime radikale.
Një nga personat kyç i cili qëndron mbrapa presidentit është Steve Bannon, shefi strateg dhe këshilltar i Trump i cili ka qënë një nga regjizorët kryesorë të fushatës presidenciale.
I cilësuar si një ultrakonservator me një të shkuar kontroverse, Bannon konsiderohet një person i cili nuk lë askush indiferent.
Bannon është krahasuar me shefin e propagandës së Hitler Goebbels.
Ndërsa sipas Bloomberg ai është njeriu më i rrezikshëm një sferën politike amerikane. Ai është pak i pëlqyer edhe në rradhët e republikanëve .
Reputacioni i tij po ashtu nuk është edhe aq shumë pozitiv. Këshilltari presidencial është akuzuar shpeshherë për racizëm, antisemitizëm.
Përpara se të ishte pjesë e skuadrës Trump,Bannon ka drejtuar sitin “Breitbart Neës” një platformë ëebi e të djathtës alternative, një portal i diskutuar për orientimin nacionalist dhe për mbështetjen mjaft të madhe për të bardhët.
Bannon ka lindur në 1954 në një familje demokratike. I njohur si ‘Risheljë’(kardinali francez që ngriti doktrinën Raison D’Etat) i Trump ai i nisi hapat e tij të karrierë në botën financiare.
Në vitet 80 pas mbarimit të shërbimit ushtarak ai hyri në Goldman Sachs e cila mbështeti Clinton gjatë fushatës.
Por identitetin e tij Bannon e gjeti pikërisht në rrjetin Breitbart.
Më pas largohet nga detyra në vitin 2016 pasi pranoi ofertën e Trump për të qënë shef ekzekutiv i fushatës. E pas zgjedhjeve posti për të do të ishte shefi strateg, këshilltar i Trump. Tashmë ai mund të konsiderohet si njeriu më influent në Shtëpinë e Bardhë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com