Kreu i demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama edhe ditën e sotme.

Përmes një video në rrjetet sociale, Basha tha se kryeministri qëndron në pushtet, pasi në opozitë është Berisha.

Basha u ndal edhe tek rikthimi i amerikanëve në SPAK, për të cilët tha se ata janë aty dhe vijojnë hetimet. 

‘O ramë si paske thënë sot e kam zemër Lulin. Sa zemër më ti mua mo Rame e mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal, po re vet brenda. S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për të liruar të korruptuarit dhe me atë je gati që të godasësh SPAK-un. Je gati që të bësh një buf sa mali i Tiranës ti mo Ramë po e ke kot. Si the i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet. 7x7 bëjnë 313', tha Basha.