'Kush ishin piromanët që dogjën letrat'? PD-ja 4 pyetje për Manastirliun: 'Incidenti' ndodhi 5 orë pas orarit të punës

'Kush ishin piromanët që dogjën letrat'? PD-ja 4 pyetje për Manastirliun: 'Incidenti' ndodhi 5 orë pas orarit të punës

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia vijon sulmin kundër ministres së Shëndetësisë pas akuzave nga selia blu për djegien e dokumenteve të tenderave sekrete. Spahia ditën e sotme ka ngritur katër pyetje për ministren e Shëndetësisë. Gjithashtu ai thotë se zjarri është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD për tenderat sekretë.

"Ogerta, ja që tym në Ministri paska pasur. Një ditë e mohon rënien e zjarrit në ministri, e të nesërmen e quan “incident“! As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifkimet që vetë nxjerr. Ogerta ja që tymi të paska dalë...Kur e quan “incident“ zjarrin e rënë në katin e katërt ku ka zyrat e dy drejtoreshave militante të tenderave, ministrja Manastirliu duhet të sqarojë: - Përse “incidenti“ ndodhi të paktën 5 orë e gjysëm pas orarit të punës 08.00 -13.00 që vetë ministrja me vendimin nr 237 /2020 ka percaktuar në kuadër të epidemisë së Covid? Komunikimi zyrtar, që Ogerta e pranoi, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00..

- Përse gjithë ai zell për të djegur dokumente, përtej orës 13.00?

- Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente?

- Cilët ishin punonjësit piromanë që djegin letra dhe i shuajnë me ujë? Me urdhër 166 datë 12.03 2020 "Per miratimin e masave organizative dhe administrative MSHMS Ogerta i kishte dërguar punonjësit në shtëpi të punonin online dhe të gjitha drejtoritë vazhdonin të punonin me grafik (1 ose 2 punonjës prezent ) -Nga ky urdhër sipas pikës 8 "Ogerta e Tymit" përjashtonte vetëm punonjësit e përfshirë në procedura nga autoriteti kontraktual. Ne ministri me urdhërin tënd zonja ministre kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete. -Nëse ky paska qenë një “incident”, përse ministrja e mohoi personalisht e zyrtarisht? Pse u desh që të publikonim emailin që ministrja ta pranonte?

Në kuadër të fshehjes së të vërtetës, ministrja që i "shet" të gjithë dhe nuk merr asnjëherë përgjegjësi individuale, tha se “Incidenti” ka ndodhur 26 ditë më parë! E vërtetë, zjarri është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD për tenderat sekretë dhe një ditë pasi emisionet investigative anoncionin skandale dhe portalet publikuan një investigim mbi tenderin e paracaktuar të pajisjeve mjekësore, maskave dhe më vonë tenderin e kiteve nga OES Distribution ( Firma Jote e preferuar zonja ministre që për koincidencë të fatit ka fituar fiks 166 tendera gjatë periudhës tënde nga drejtimi i QSUT deri në daljen e tymit).

Këto nuk janë rastësi Ogerta, as gafa te trasha; (si lidhja e portit te Vlores me ate te Ancones qe e the me lehtesine e nje njeriu te palexuar jave me pare ne media). Me arrogance vazhdon të prodhosh gënjeshtra për të mbuluar abuzimet që janë sa flagrante, aq edhe mjerane! Ja që tym paska pas Ogerta. Dhe tymi që ka dale nga firma jote këtë herë ka qenë i zi...PS. Përsërisim thirrjen për prokurorët e SPAK që të hetohet rënia e këtij zjarri të provuar me dokument të Ministrisë së Shëndetësisë, e të administrohet deklarata e ministres Manastirliu që e mohon dicka që është e shkruar e zezë mbi të bardhë!" shkruan Spahia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SPIUNI ALI DERR SPAHIA: 11/05/2020 16:06

    Shikoni se kush flet për zjarin zjarvënsi i shkollave çuni i spiunit derr ali spahia. Ky wc publike mendon se gënje pa fund se diçka do besohet. Po jo mor plera e ndyr si familje spahia s'keni më shsnc partia kak shur pd do shkoi drejt asimilimit. Populli Shqiptar ësht mjaft inteligjent. E di ta ndaj të keçen me të mirën.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 11/05/2020 12:18

    Djegjet I ben ti.te qifsha robte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK