Me armë gjahu dhe doreza/ Kush është 31-vjeçarja që grabiste karburantet me kushëririn (FOTO)

Arrestohet grabitsja e karburanteve të Fierit dhe Mallakastrës. Bëhet fjalë për 31-vjeçaren Anna Malaj, e cila ishte kthyer në tmerrin e karburanteve gjatë natës. Anna Malaj së bashku me kushuririn e saj E.G 22 vjeç të shpallur në kërkim, brenda 15 ditësh kishin grabitur një karburant në Levan të Fierit, ndërkohë që kishin tentuar të vidhin edhe dy karburante të tjerë, por pa sukses.


Anna Malaj

"Shqiptarja.com" ka siguruar edhe foton e grabitëses 31-vjeçare, një vajzë simpatike e cila në pamje të parë nuk të krijon dyshimin se është grabitëse gjakftohtë nën kërcënimin e armëve. E reja është nënë e një e një fëmije, ndërsa mësohet se bashkëshorti i saj ndodhet në Greqi. Kamera e Report Tv mbërriti në banesën dykatëshe të Annës në fshatin Visokë të Mallakastrës. Familjarët refuzojnë të flasin, ndërsa nga sa duket nga pamjet, familja jeton në kushte normale. Mbeten të paqarta motivet që shtynin Annën të grabiste nën kërcënimin e armës.  

Dy kushërinjtë në datën 2 korrik kanë marrë 300 mijë lekë të vjetra nga një karburant në Levan, ndërkohë që në datën 7 korrik kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti në mallakastër, por janë përleshur me punonjësit dhe janë larguar. Në datën 15 korrik pre e dy grabitësve ka rënë që pikë karburanti në lagjen 1 maji në Fier, por edhe në këtë rast punonjësit nuk i kanë lejuar të marrin xhiron ditore.

Për të realizuar grabitjet, Anna Malaj dhe kushëriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Arma e gjahut së bashku me 6 fishekë janë sekuestruar nga Policia, ndërkohë që është gjetur edhe makina si dhe targat e makinës të falsifikuara. Dy kushërinjtë akuzohen për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg. 


(Arma e gjahut dhe dorezat që përdoreshin nga grabitësit)


(Automjeti A Class që iu sekuestrua autorëve)


(Shtëpia dy katëshe e autores)


Njoftimi i Policisë së Fierit
Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 1 karburanti dhe tentativën për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë. Ndalohet autorja, identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj. Sekuestrohet arma me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirëorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja:

•Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

•E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.

Ngjarjet e dokumentuara
Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Automjeti me të cilën shkonin në vendngjarje.

• 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.

• 1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vloreee: 23/07/2018 08:21

    Hahaha.... kjon po qe eshte grua per shtepi ... te lumt trapi

    Përgjigju
  • Dikur: 22/07/2018 16:14

    Shohin filma shume....e pijne shume...jetë amerike hesapi! Kështu i do atdheu!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 22/07/2018 15:40

    Liria e tepert keto sjell. Me nje 5000 lekesh qe jep ne gjendjen civile nderron identitetin shkon tek parukieri nderron edhe fytyren shkon kryen krime dhe vjedhje dhe vetem rastesia qe mund te diktoje pa per polici dhe shtet qe kemi lum si ne.

    Përgjigju
    • Hasan Pordha: 22/07/2018 19:00

      Unë Hasan Po.....harrova të them se do kandidoj për shef policie..

  • Kokaina: 22/07/2018 15:03

    Per $300000 leke te vjetra? Paskan bo namin!

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/07/2018 11:34

    Urgjent tani të lidhur këmb e duar të dërgohen në punë të detyruar ku atdheu ka nevojë..në minierë, rruga-ura, ndërtim, gurore, pyllëzim etj. Kështu shpëton shoqëria nga mu tër por dhe vet ata që me punë do mbajnë veten gjith vitet e burgut!

    Përgjigju
    • Fredi: 22/07/2018 12:45

      Dhe ti pyet veten o kafsha se kush i pjell bastardet qe po shkaterrojne vendin? Ja soji i kesaj. Une them ta sterilizojme fare.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korrupsioni në vend, Rama për VOA-n: Nuk është aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme! Thuhen shumë të pavërteta që duken atraktive

Korrupsioni në vend, Rama për VOA-n: Nuk është aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme! Thuhen shumë të pavërteta që duken atraktive